Kur puna e advokimit fiton rezistencë, të gjithë përfitojnë

Në këtë forum, janë parashtruar shumë diskutime me ngjarjet traumatike që aktivistët e të drejtave të njeriut dëshmojnë ose përjetojnë dhe problemet e shëndetit mendor që mund të pasojnë nga këto ngjarje. E megjithatë shumë pak njerëz flasin për përfitimet që rrjedhin nga aktivizmi i tyre - një ndjenjë qëllimi, një identitet i fortë, një qëllim i përbashkët, një komunitet. Në disa raste, puna e të drejtave të njeriut mund të çojë në stres dhe traumë. Por në raste të tjera, si rasti im, ajo ka qenë thellësisht terapeutike.

Kur isha adoleshent, supozohej të kaloja kohë me miqtë, duke luajtur futboll dhe duke folur për vajzat. Në vend të kësaj, shpesh e gjeja veten pas një bunkeri të Luftës së Parë Botërore në qytetin tim Pogradec, në Shqipëri, duke u fshehur nga miqtë e mi, familja ime dhe bota. 

Me kalimin e kohës, sidoqoftë, ngadalë fillova të kuptoja më mirë se kush isha, dola nga bunkeri, derisa më në fund e njoha veten.

Depresioni im u rrit gjatë dekadës pasuese: më zinte gjumi duke qarë gjatë ditës, pastaj i luftoja lotët duke pirë gjatë pasdites. Gjatë natës qëndroja zgjuar dhe shkruaja. Me kalimin e kohës, sidoqoftë, ngadalë fillova të kuptoja më mirë se kush isha, dola nga bunkeri, derisa më në fund e njoha veten. Në moshën 27 vjeçare gjeta guximin të dal hapur para familjes time, me gjithë tronditjen dhe zhgënjimin e tyre. Pastaj takova një shpirt të ngjashëm në Facebook, mikeshën time të ngushtë, Xheni Karaj- lezbiken e parë që kam takuar ndonjëherë. 


ATSH (Albanian Telegraphic Agency)/All rights reserved.

Xheni at the Tirana Gay (P)Ride.


Xheni dhe unë dëshironim të bënim diçka të rëndësishme me jetët tona. Ne "aktivizuam" njëri-tjetrin ditën e parë që u takuam në vitin 2008. Gjatë viteve të pasuese filluam të takohemi me njerëz të tjerë të ngjashëm me ne dhe filluan të mblidheshin çdo ditë, duke formuar "grupin" tonë, pa e vënë re aspak këtë gjë.

Kjo përbënte rrezik në Shqipëri. Një vend i vogël dhe shumë konservativ që po dilte nga katër dekada sundimi represiv dhe i izoluar, që po i hapej ngadalë botës. Roli i shoqërisë civile u kuptua keq dhe të drejtat e personave LGBTI ishin të panjohura. Përkundrazi, frika, diskriminimi dhe madje dhuna ndaj komunitetit tonë ishte normale. E pamë këtë si një sfidë dhe thirrje. Pas një prej sesioneve tona të pasionuara në vitin 2011, dolëm dhe shkruam thënie në rrugët kryesore të kryeqytetit, Tiranë: "Unë jam djalë dhe dua një djalë"; "Unë jam vajzë dhe dua një vajzë. "

Deri në atë moment, pak kishin guxuar të shprehnin publikisht orientimin seksual dhe identitetin gjinor në një shoqëri ku shumica e njerëzve e konsiderojnë homoseksualitetin sëmundje. Pikturimi i mureve me dashuri, ishte një akt për t’u ndier më mirë dhe një strategji për të nxitur debat publik. 


Historia Ime/All rights reserved.

Gay (P)Ride event in Tirana, Albania.


Të nesërmen në mëngjes, filmuam grafitet tona dhe vendosëm pamjet në Facebook dhe YouTube. U kthyem në ato vende pas disa javësh për të filmuar reagimin e publikut, por shumica e deklaratave tona ishin fshirë. Kjo nuk ishte e rëndësishme; autoritetet mund të fshinin fjalët nga një mur, por nuk mund ta zvogëlonin ndjenjën tonë të fuqizimit. Dhe nuk mund të fshinin as videot nga YouTube, të cilat njerëzit ende sot mund ti shohin. Atë vit, filluam të organizonim tubime, aksione rrugësh dhe festa të fshehta për gejtë dhe lezbiket. Në një nga këto ngjarje, takova Erjonin, i cili u bë partneri im.

Kur shoh pas dhe krahasoj realitetin e sotëm me situatën e pesë apo gjashtë viteve më parë, shoh një ndryshim shumë të rëndësishëm. Mu deshën 20 vjet që të kuptoja dhe pranoja veten, por për pesë vite ne ndihmuam të ndryshonim peizazhin politik në Shqipëri dhe të krijonim hapësirë ​​për komunitetin LGBTI. Xheni dhe unë, të dy dolëm hapur publikisht dhe tani ndihmojmë në udhëheqjen e lëvizjes LBGTI në vendin tonë (respektivisht Aleanca LGBT dhe Pro LGBT). "Ditari i Erjonit" ishte portali i parë i të drejtave të njeriut në gjuhën shqipe, me mijëra vizitorë çdo ditë. Pamjet e aktiviteteve tona me grafite u bënë një dokumentar LGBTI, i cili ka fituar vlerësim ndërkombëtar.

Sot, organizatat tona punojnë në të gjithë vendin, duke lobuar për legjislacionin dhe duke kërkuar përgjegjësi nga politikanët rreth çështjeve tona. Festat tona dikur të fshehta janë bërë shërbime shumë të nevojshme për komunitetet tona, duke përfshirë qendrën e parë rezidenciale për të rinj të pastrehë dhe anëtarë të rrezikuar LGBTI.

Mbesin pengesa të mëdha, si për të ndryshuar politikën qeveritare ashtu edhe qëndrimet e njerëzve. Ka akoma nivel të lartë diskriminimi, pavarësisht një ligji modern kundër diskriminimit, dhe Shqipëria nuk njeh martesat brenda të njëjtit seksit apo bashkimet civile. Aktivistët LGBTI ende duhet t'u shpjegojnë të afërmve dhe miqve se pse e bëjnë këtë punë. Kam humbur disa miq dhe nuk kam mundur të bisedoj me të tjerë për vite. Por gjërat kanë marrë për mirë: ata miq që nuk u kthyen kurrë, me sa duket nuk ishin të denjë për miqësinë time dhe ato bisedime të gjata me anëtarët e familjes u bënë themele të reja për marrëdhënie më të forta dhe të pakushtëzuara.

Edhe pse nuk ishte e lehtë, e përdora aktivizmin për të kapërcyer izolimin tim mendor dhe fizik. Papritmas, frikërat e mia nuk ishin më vetëm të miat; lufta ime nuk ishte vetëm imja; vetmia ime nuk ishte vetëm imja - të gjitha këto sfida u bënë të përbashkëta. Dhe në vend që të më lodhte, solidariteti më formoi.

E shpëtova veten duke projektuar luftën time në një lëvizje. Aktivizmi për të drejtat e njeriut nuk sjell domosdoshmërisht vështirësi mendore - ai më shpëtoi mua dhe shumë të tjerë.